-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjiknuri ironizon çeljen e fushatës së opozitës: Gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka ironizuar çeljen e fushatës nga ana e grupit të Foltores.

Teksa ka publikuar videon nga stadiumi bosh, numri dy i socialistëve thekson se gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren.

Gjiknuri nënvizon se nuk ka sot njeri në Shqipëri e jashtë saj që se ka kuptuar se koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar.

“Më qartë se kaq nuk ka! Ja ku është katandisur “revolucioni non grata”! Gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren. Nuk ka sot njeri në Shqipëri e jashtë saj që se ka kuptuar se koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj për të refuzuar përfundimisht kthimin mbrapa. Askush nuk mund ta marrë peng e as ta tërheqë zvarrë Shqipërinë për interesat e veta personale apo zgjidhur hallet me drejtësinë. Në 14 Maj, zgjedhja e secilit duhet të jetë e fortë dhe e padiskutueshme: “Vetëm Përpara! Kurrë mbrapa!””, shkruan Gjiknuri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit