-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas futjes në NATO, Finlanda vendos tela me gjemba në kufirin me Rusinë

Kryesoret

Më pak se dy javë pas anëtarësimit në NATO, Finlanda ka nisur të vërë tela me gjemba në kufirin me Rusinë, një veprim që ka si synim kryesor frenimin e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Roja kufitare finlandeze tregoi të premten ndërtimin e tre kilometrave të parë të kësaj vije ndarëse me tela me gjemba, në zonën e Pekolas, pranë qytetit në bregun e liqenit Imatras me 25,000 banorë.

Vija kufitare e Finlandës me Rusinë është, 1,340 kilometra, më e gjata ndër të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian. Ndërtimi i gardhit kufitar u miratua vitin e kaluar nga qeveria e Kryeministres Sanna Marin me një mbështetje të gjërë politike.

Zyrtarët finlandezë të kufirit thonë se qëllimi kryesor i gardhit prej çeliku, me lartësi tre metra dhe me një zgjatim me tela me gjemba në krye, është të parandalojë kalimet e paligjshme nga Rusia dhe t’u japë kohë autoriteteve që të reagojnë.

Gjatë viteve 2015-2016, Moska u përpoq të ndikojë tek Helsinki, duke organizuar një numër të madh azilkërkuesish në pikat e kalimit kufitar verior të Finlandës.

Autoritetet ruse shtynë mijëra azilkërkues, kryesisht nga Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, drejt këtyre pikave të kalimit kufitar.

Lëvizja u cilësua si një shfaqje force nga ana e Moskës. Çështja u zgjidh kur presidenti finlandez Sauli Niinistö zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Fluksi i emigrantëve u ndal menjëherë pas kësaj.

Finlanda me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, që u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 4 prill, synon të parandalojë përsëritjen e një skenari të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit