Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Durrës. Dy persona, të rinj janë qëlluar me armë zjarri.
Të plagosurit janë Jurgen Vrioni dhe Arben Haxhiu të dy nga 21 vjeç, të cilët u qëlluan me armë zjarri nga Klajdi Mansaku. 25-vjeç që është shpallur në kërkim.
Paraprakisht mësohet se shkak i sherrit ka qenë një sherr në rrjetet sociale, “Tik Tok” dhe më pas janë takuar për t’u sqaruar, por kanë përfunduar te plumbat. Të plagosurit janë dërguar në spital.