-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shok i reperit me të shkuar të zezë! Kush është autori i plagosjes në Durrës?

Kryesoret

Detaje të reja dalin nga plagosja e dyfishtë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Durrës. Autori është Klajdi Mancaku, personazh i njohur në rrjetet sociale dhe për shoqërinë e tij me reperin Cleviol Ahmeti, edhe ky një tjetër person me precedentë penalë.

Mancaku rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin, kushëriri i një prej të plagosurve Jurgen Vrioni, dhe i ka lënë për t’u sqaruar pranë banesës së tyre.

Policia njofton se Mario Vrioni, pasi ka marrë kushëririn e tij Jurgen Vrioni dhe Arbër Haxhiu, që po ashtu mbeti i plagosur, (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për t’u sqaruar me Mancakun.

Plumbat kapën makinën dhe dy të rinjtë! Si ndodhi plagosja e dyfishtë?

Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit Mario Vrioni dhe është larguar menjëherë.

Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë Jurgen Vrioni, i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali dhe Arbër Haxhiu, që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente  ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.

“Hajde këtu të sqarohemi”! Si nisi dhe u mbyll sherri me plumba në Durrës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit