Pas ditën e sotme është regjistruar një aksident në kryqëzimin e rrugës nacionale të Divjakës në Gradisht, tek vendi i njohur si Kthesa e Spolates.
Aksidenti ka ndodhur pasi kamioni tip “Benz” me targa të huaja me drejtues Nikolle Gjeçin është përplasur me mjetin tip Fiat me drejtues, Marjo Bilbili.
Pas përplasjes makina e Gjecit ka përfunduar në kanal dhe është dashur një mjet i specializuar për ta nxjerrë nga vendi ku kishte rënë. Nga aksidenti ka pasur dëme të konsiderueshme materiale ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia në vendngjarje ka dokumentuar ngjarjen për të gjetur shkaqet e aksidentit.