-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për korrupsion, arrestohet doganieri

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar një doganier pasi akuzohet për shpërdorim detyre pasi lejoi futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.

Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit