-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi nga Lezha: PD do të bëjë betejë elektorale për të ruajtur dinjitetin

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mori pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore në bashkinë e Lezhës. Ai u takua me kryesinë e Degës me strukturat lokale të PD.

“Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD. Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD.

Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë. Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes.

Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”, tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit