-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Donin të asgjësonin PD-në”, Alibeaj akuza ndaj Ramës: Bashkëpunoi me Berishën dhe Metën

Kryesoret

Kryetari i vulës së PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me demokratët, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko.

Gjatë takimit Alibeaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se në bashkëpunim me Sali Berisha dhe Ilir Metën kanë dashur të asgjësojnë Partinë Demokratike.

“Është një moment historik, ka vështirësitë e veta, të mos e fshehim. Vështirësia është që vijmë pas 1 viti e gjysmë betejë, betejë e cila ka qenë deri betejë fizike, kujtojmë 8 janarin, por edhe më tej betejë ka qenë, vlerat e PD dhe bartësit e saj kemi qenë ne agresion, nga pushteti po e po. Donin të shihnin PD që të asgjësohej, kanë bërë ca ka qenë e mundur. Krimi më i madh që ka bërë pushteti ka qenë bashkëpunimi me Berishën dhe Metën.

Është një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Ramës, Berishës dhe Metës për asgjësimin i demokratëve, PD, asgjësimi i forcës së vetme të djathtë dhe forcës së vetme që ka mbështetjen e perëndimit, SHBA, BE dhe Britanisë, vetëm ne. Të gjithë i tremben. I keni parë publikisht edhe qëndrimet e tyre, e keni parë ca duan ata. Armiku kryesor për të cilin ata nuk bëjnë asnjë lloj kompromisi është korrupsioni. Dhe ky ku jetojmë sot është një regjim shtetëror i korruptuar. Ai i djeshmi që e kanë përcaktuar qartë është regjim i korruptuar. Ata duan partneritet vetëm më pati politike që s’kanë lidhje me korrupsionin e djeshëm, ne e kemi këtë avantazh,” u shpreh Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit