-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merret vendimi për shefin e RENEA-s që u kap me 113 mijë euro në makinë

Kryesoret

Gjykata e Tiranës la në detyrim paraqitje efektivin e RENEA-s, Altin Morina.

Ky i fundit u arrestua para disa kohësh për arsenal armësh dhe kokainë. Ishte efektivi i RENEA-s ai që e ndihmoi Halilajn që të shpëtonte nga burgu.

Morina fshehu provat, konkretisht 250 gram kokainë që u gjetën në banesën e Halilajt e raportoi si miell. Hetuesit kanë tentuar tre herë ta marrin në pyetje, por Morina nuk ka folur asnjë fjalë.

Altin Morina e nisi karrierën në polici në vitin 2006 në Komisariatin nr 3 në sektorin e krimeve. Në 2010 ka kaluar te Kontrolli i Brendshëm dhe më pas tek RENEA. Në vitin 2015, ka qenë edhe tek FNSH.

Po në 2015-ën punonte si bodigard në një lokal nate. Në atë kohë është përjashtuar nga policia, pasi u përfshi në një konflikt. Me vendim gjykate, ai u rikthye në polici. Ka punuar edhe në drejtorinë e Antiterrorit në 2019, ndërsa në 2021 ka qenë shef komisariati në Mallakastër. Së fundmi, në 2022 kaloi si shef stërvitje në RENEA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit