Sekretarja për Anti Korrupsion e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, Ledina Mandia ka reaguar në lidhje me denoncimin e skandalit të qeverisë me konfliktin e interesit të zv.sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokonës.
Sipas saj, Kokona ka qenë në konflikt interesi, pasi ajo nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokates private dhe nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës shqiptare.
Mandia shtoi se Kokona ka shpërdoruar detyrën dhe për këtë duhet të nisë një hetim.