28-vjeçarja e cila u mbajt peng për 1 javë nga partneri i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli do duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Raportohet se e reja ka marrë shumë plagë të rënda nga dhuna sistematike. Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu janë arrestuar 4 shtetas të tjerë Besmir Nurçellari e Arjan Sheta, Erlind dhe Bledi Kateshi që nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Mësohet se në banesën e Gleard Gushollit u gjetën mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.