-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj ankohet te KQZ dhe AMA: Berisha përdor simbolet e PD-së në fushatë

Kryesoret

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj përmes një shkresë i është ankuar KQZ-së dhe AMA-së me argumentin se Sali Berisha po përdor logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, i bënë thirrje institucioneve shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Amas dhe mediave, të marrin masa dhe të ndalojnë menjëhërë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike, logos dhe simboleve të saj nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike. I bëjmë thirrje cdo subjekti politik, të mos përdorin dhe keqpërdorin emrin e Partisë Demokratike, në media apo takime elektorale, nga njerëz dhe drejtues të  formacioneve të ndryshme elektorale.

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësohet në garën për Bashkinë Tiranë me të vetmin kandidat, zotin Roland Bejko, i njohur dhe i regjistruar në këto zgjedhje sipas të gjitha ligjeve në fuqi dhe në zbatim të kodit zgjedhor shqiptar. Ne do të marrim të gjitha masat ligjore për të mbrojtur identitetin e Partisë Demokratike, identitetin e të djathtës shqiptare që ajo përfaqëson” thuhet në dekalratën për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit