-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Danimarkë, e mitura u rrëmbye dhe u përdhunua disa herë

Kryesoret

Një krim i rëndë ka shkaktuar tmerr në Danimarkë pasi një vajzë 13 vjeçare u rrëmbye të shtunën teksa shpërndante gazeta.

E mitura u mbajt peng për më shumë se një ditë dhe u përdhunua disa herë. Adoleshentja e quajtur Filippa, nuk ishte kthyer në shtëpi nga puna e saj me kohë të pjesshme në qytetin Kirkerup në ishullin danez të Zelandës.

Biçikleta, çanta dhe telefoni i saj u gjetën më pas në anë të rrugës ç’ka solli që të fillonin kërkimet për të.

Më shumë se 24 orë më vonë, policia më në fund e gjeti Filippan dhe rrëmbyesin e saj të dyshuar 32-vjeçar në një shtëpi rreth gjysmë ore me makinë nga Kirkerup.

Ai thuhet se e ka mbajtur vajzën në dy adresa të ndryshme. Një gjykatës e dërgoi të dyshuarin në paraburgim të hënën. Sipas avokatit të tij mbrojtës, burri ka pranuar një pjesë të krimit.

Sipas prokurorisë, një bashkëpunëtor mund të jetë ende i lirë.

“Nuk kam fjalë për atë që i është bërë Filipës. Vetëm një përbindësh mund t’ia bëjë këtë një fëmije” tha nëna e vajzës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit