-sidi education-spot_img
34 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy raste në Tiranë, në pranga 3 persona për kanosje dhe falsifikim

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në dy raste të ndryshme, të dyshuar për vepra penale të dhunës, kanosjes dhe prezantimit të rremë si punonjës policie.

Në rastin e parë, shërbimet e Komisariatit Nr. 6 arrestuan dy shtetas, pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur, kanë privuar nga liria dhe kanë dhunuar një kliente, si dhe kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes.

Në rastin e dytë, një 22-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se është prezantuar si punonjës policie me dokument të falsifikuar. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur municion luftarak, një sasi parash dhe sende me simbolet e Policisë së Shtetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit