-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hagë, miratohet mocioni i mbrojtjes së Selimit kundër një dëshmie

Kryesoret

Ka nisur në Hagë seanca e radhës gjyqësore në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykatësi Charles Smith ka nisur seancën me një urdhër me gojë lidhur me mocionin që ka parashtruar mbrojtja e Rexhep Selimit.

Smith bëri të ditur se turpi gjykues miraton mocionin e parashtruar nga mbrojtja e Selimit.

“Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit Ë02652  për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve që paraqiten në aktakuzë. Mbrojtja e Selimit mendon se incidenti nuk është përkatës dhe shton se turpi gjykues nuk duhet të pranoj si prova me qëllim që fillimisht të vlerësohet rëndësia që ka në një fazë të mëvonshme si praktika pasi kjo praktikë është konsumuese dhe çorientuese”, ka thënë Smith.

Gjykatësi ka shtuar se “sa i takon incidentit të dytë që përshkruhet në paragrafin 16 të parashtrimit F1438, mbrojtja parashtron se kjo dëshmi nuk ka përputhshmëri dhe nuk duhet të merret për bazë. Në paragrafin 23 mbrojtja e Selimit kundërshton pranimin e dëshmisë sa u takon dy incidenteve të tjera të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës kohore të aktakuzës”

Ai shtoi se ZPS-ja kundërshton mocionin, argumenton se dëshmia është e pranueshme sipas rregullit 137 dhe 138 duke marrë parasysh se dëshmia është relevante dhe autentike.

“Trupi gjykues dëshmon se provat apo dëshmitë që janë jashtë periudhës së aktakuzës në vetvete nuk janë jo relevante për çështjen dhe as provat nuk do të vërtetojnë këto ngjarje sepse shkojnë përtej një fakti. Trupi gjykues vëren se ZPS-ja pretendon në paragrafin 32 të aktakuzës, se të akuzuarit ndanin një qëllim të përbashkët për të ushtruar kontroll në gjithë Kosovën”, tha gjykatësi Smith.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit