-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Mbështetja e vazhdueshme e aleatëve ndaj FSK-së lehtëson rrugën drejt NATO-s

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj teksa po uronte togerin për diplomimin e tij me Akademinë Mbretërore Ushtarake ‘Sandhurst’ në Britaninë e Madhe e ka parë si pozitive për të ardhmen e Kosovës.

Haradinaj tha se e gjithë kjo përgatitje e oficerëve dhe nënoficerëve është falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve.

“Urime togerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mendim Muçiqi, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Mbretëri të Bashkuar, pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj. Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet ushtarake më prestigjioze”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit