-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I riu mori peng të dashurën! Berisha: Tirana si Palermo

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi ngjarjen e fundit që u zbulua dje në Tiranë ku një vajzë u mor peng për një javë dhe u dhunua nga partneri. Berisha rikthehu edhe njëherë rastin e dhunimit me pasojë vdekjen e vajzës keniane dhe akuzoi qeverinë.

“Një vajzë, 26-vjeçare, u burgos e marrë peng në shtëpi i ashtuquajturi partner. Duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik tipik për strofullat e mafies me protektoratin e mafies.

Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia.

U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë, një vajzë nga Kenia, 19-vjeçare, që punonte në një kazino, u masakrua.

Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë.

Vetëm qeveria arrin të heshtë, të shkatërrojë, të rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin.

Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia.

Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndraghetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare.

Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to” tha ai.

“Do të hedh”! Ky është i riu që mori peng dhe rrahu të dashurën në Tiranë (FOTO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit