-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jo vetëm kriminelë, për herë të parë shqiptari kandidat për Bashkinë e Pizës

Kryesoret

Kriminelë ky është sinonimi i parë që u vjen në mendje të gjithë të huajve kur dëgjojnë emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Por shqiptarët nuk shquhen vetëm për krimin dhe drogën por edhe për zgjuarsi ku shumë të rinjtë shqiptarë kanë arritur suksese të mëdha në mbarë botën.

Një ndër shqiptarët që po arrin suksese jashtë vendit është edhe Aleks Kapllaj i cili është futur në listën si kandidat për Këshillin Bashkiak të Pizës me Partinë e “Frateli d’Italia” të kryeministres Gjorgja Melonit në zgjedhjet e 14 dhe 15 majit.

Kapllaj u bë shqiptari i parë që bëhet pjesë si kandidat në bashkinë ePizës. Ai ka vite që jeton e punon në Piza dhe është i angazhuar me politikë dhe në zgjedhjet e ardhshme, partia e djathtë e Gjorgja Melonit në qytetin e Pizës e ka kandiduar në radhët e saj për Këshillin Bashkiak për rikonfirmim e kryetarit të Bashkisë Mikele Konti, që është i qendrës së djathtë.

Qendra e djathtë sot në Itali ka një rritje dhe mbështetje edhe në pushtetin rajonal dhe lokal, kjo në sintoni me zgjedhjet politike të 25 shtatorit të vitit të kaluar, që nxorën fitues koalicionin e qendrës së djathtë të Melonit me aleatët e saj Salvinin dhe Berluskonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit