-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Veliaj tender 1.3 milionë euro për pastrimin e sheshit “Skënderbej”

Kryesoret

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranë, Belind Këlliçi denoncoi sot se rivali i tij, Erion Veliaj shpalli një tender 1.3 milionë euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej”, ndërkohë që sipas tij paguan mbi një mijë punëtorë pastrimi 9 milionë euro në vit.

“Belind Këlliçi ka paraqitur një projekt që i jep zgjidhje një prej problemeve më akute të Tiranës që është qarkullimi dhe trafiku, me nënkalim në Sheshin Skënderbej. Ky projekt do të kushtojë 4.5 milionë euro.

Nënkalimi i propozuar nga Belind Këlliçi zgjidh një shqetësim të përditshëm për të gjithë ne, na kursen kohën dhe karburantin.

Disa pyesin, ku do i gjejë Belindi paratë?

Paratë janë, por shpërdorohen, pasi qytetarët e Tiranës, paguajnë me taksat e tyre, disa herë Bashkinë Tiranë për një shërbim të vetëm.

Dhe rasti është i freskët. Erjon Veliaj ka shpallur një tender prej 1.3 milionë euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej” ndërkohë që ne, qytetarët e Tiranës paguajmë 9 milionë dollarë në vit me taksat tona 1 mijë e 75 punonjës, për pastrimin e qytetit.

Por këta punonjës dhe ky fond i marrë nga taksat tona, nuk i mjaftojnë Erjon Veliajt.

Ai ka shpallur një tender që shumë mirë mund ta kryejnë punonjësit akutalë të Bashkisë.

1.3 milionë euro do i jepen një kompanie private për mirëmbajtje të një sheshi prej 6 mijë metra katror pllaka dhe beton.

Aktualisht Bashkia Tiranë administron dy drejtori për mirëmbajtjen, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriccimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit.

Bashkë me to janë 6 kompani pastrami të qytetit të cilat marrin miliona euro nga taksat tona” deklaroi zëdhënësja e fushatës së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit