-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndreca në “5 Pyetjet”: Këlliçi, përfaqësues i dy figurave të konsumuara në politikë!

Kryesoret

Duke folur për planin e Erion Veliajt për marrjen e një tjetër mandati në krye të Bashkisë së Tiranës, Plarent Ndreca u shpreh se këto janë zgjedhje politike, pasi në fund të ditës shqiptarët kanë përballë alternativat.

Ai bëri me dije se shumë shpejt do të jetë gati një broshurë me gjithçka është bërë nga Veliaj në këto vite në krye të Bashkisë.

Plarent Ndreca në “5 Pyetjet”: Sot 60 për qind e Tiranës ka ujë 24 orë!

“Këto janë zgjedhje politike. Në fund të ditës ne kemi përballë alternativat. Shumë shpejt do të dalë një broshurë se çfarë është bërë nga Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn. Do dalë shumë shpejt projekti i Bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt. Belind Këlliçi është përfaqësues i një grupimi me drejtues dy figura disa-vjeçare në politikë, dhe nuk mjafton ky emision për të numëruar mëkatet që ata kanë.Sheshi “Skënderbej” i shërben të gjithë qytetit, sepse sjell para. Shqiptarët janë shumë më politikë se sa ju i konsideroni. Ata janë shumë të qartë se çfarë po ndodh në qytetin e tyre dhe shembull për këtë është zona e “Astirit” ku Partia Socialiste ka 3 mijë vota më shumë se Partia Demokratike.”, deklaroi në fjalën e tij në “5 Pyetjet” Plarent Ndreca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit