Noizy ka bërë një deklaratë publike në lidhje me akuzat për Kleviol Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano që u arrestua dje në aeroportin e Rinasit.
Rigels Rajku me një postim të gjatë në rrjete sociale ku tregon se e bën këtë veprim jo nga frika por nga burrëria që i ka mësuar familja.
Noizy përmend disa raste të përballjes me Kleviolin duke nisur nga vendosja e tritolit në biznesin e tij, te kërcënimi i babait, dhe më pas sheshimi i marrëdhënieve. Ai thotë se e ka bërë edhe pjesë të familjes duke drekuar me prindërit e tij por sërish shpërthente në sharje për klikime në Tik Tok.
Megjithatë Noizy përpiqet të tregojë se nuk është i frikësuar dhe do e paralajmërojë se s’do e falë më nëse bën veprime të tilla por zbulon edhe kërcënimet që ka marrë nga 2 personazhe të tjerë të Tik Tok për të tërhequr kallëzimin.