Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar në Gramsh për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, Hasim Çekrezi.
Gjatë fjalës së tij Meta ftoi qytetarët të votojnë për 14 maj për Çekrezin dhe të mos mbështesin projektet e “rilindjes” ku siç u shpreh kreu i PL-së projekti i tyre është shpopullimi i Shqipërisë.
“Ne besojmë se populli i Gramshit, që dallohet për patriotizëm dhe punëtor. Një popull që jep gjithmonë duhet edhe të marrë. Nuk mundet më Gramshi të votojë për të vazhduar arroganca e atyre që e kanë plaçkitur qytetin. Ata e kanë projekt shpopullimin e Shqipërisë. Si prisni ju që qeveria e Rilindjes të mendojë për Gramshin, kur edhe Shkodrës i ka hequr gjykatat, agjencinë e ujërave, gjithçka.
Imagjinoni t’iu bjerë ndër mend për Gramshin dhe kandidatët i hedhin me parashutë. Bojkoti i zgjedhjeve i shërben rilindjes, ajo çel rrugët vetëm për ta. Rilindja ka dështuar totalisht, nuk ka kandidatë përballë kandidatëve tanë. Nuk pranon kukulla e rilindjes në Elbasan ballafaqim, as mashtruesi në Tiranë ballafaqim. Bilanci i tyre është katastrofë”, u shpreh ai.