I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, Plarent Ndreca u shpreh se ky sondazh e tregon më së miri mbështetjen e qytetarëve për punën e kryer nga kryetari Veliaj.
Ai shtoi se sondazhi është tejet serioz, megjithatë shtoi se është normale që në një vend si Tirana, standardi është më i lartë dhe normalisht kërkesat janë më të larta, sa më shumë punë bëhet.
Si e komentoni sondazhin e Institutit Piepoli mbi punën e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në këto 8 vite të mandatit të tij?
Plarent Ndreca: Unë mendoj që shifrat flasin vetë nuk është nevoja se ka shumë vend për interpretim. Megjithatë kjo është qasja e opozitës. Ky sondazh është bërë nga një institut shumë serioz. Pritshmëritë e një personi janë gjithmonë shumë më të larta se ajo që është bërë. Sigurisht që pritshmëritë janë standarde për qytetarët sidomos të qytetit të Tiranës, ku edhe standardet janë shumë të larta.
Ndreca në “5 Pyetjet”: Të gjithë e dinë mirë se si e morëm Tiranën, ndërtuam 44 shkolla!