-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trondit Wagner: Në Bakhmut vramë më shumë se 20 fëmijë!

Kryesoret

Nga Bakhmut, qyteti ukrainas i Donetskut afër kapitullimit, dalin historitë më mizore.Dy mercenarë rusë nga grupi Wagner , të rekrutuar në burgjet e Federatës, i thanë organizatës ruse të të drejtave të njeriut të Vladimir Osechkin, Gulagu.net, se ata kishin vrarë më shumë se njëzet adoleshentë dhe fëmijë ukrainas, “madje edhe pesë vjeç”.

Në Bakhmut vijon beteja e përgjakshme ndërsa ushtria ukrainase përpiqet të rezistojë dhe mercenarët e Wagner përparojnë e pushtojnë zona të tjera të qytetit të shkatërruar.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar takim me ministrin kinez për të rritur bashkëpunimin ushtarak mes 2 vendeve duke shtuar se do të kryejnë stërvitje të përbashkëta në Europë.

Nga ana tjetër, Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu përsëriti lidhjet “e forta” me Moskën. Në takimin e tyre nuk pati asnjë koment për Ukrainën apo luftën.

Li u shpreh se zgjodhi Rusinë për të nënvizuar natyrën e veçantë dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve tona dypalëshe.

Ndërkohë Gjykata e qytetit të Moskës ka dënuar me 25 vjet burg një nga kundërshtarët e fundit të mbetur në Rusi, historianin Vladimir Kara-Murza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit