28-vjeçari, i identifikuar si Kreshnik Margjoni është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën një turisteje angleze në Durrës me origjinë shqiptare, Vanesa L.
Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet një portofol që i përkiste turistes dhe një thikë, ndërsa çanta u gjet e hedhur disa metra më tutje.