-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A ju nënshtrua kontrollove nga psikiatri Urim Hyseni? Flet avokati i tij

Kryesoret

Të premten në shtëpinë e saj në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë u privua nga jeta 58-vjeçarja Hyrije Broqi Hyseni. I dyshuari për kryerjen e krimit makabër është i biri i saj, 31-vjeçari Urim Hyseni, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka kontaktuar prokuroren e rastit Sahide Gashi për të kuptuar nëse ndaj të dyshuarit do të kërkohet ekzaminim psikiatrik, por e njëjta tha se derisa të kryhen hetimet nuk dëshiron të prononcohet për rastin.

“Jemi në hetime, drisa të kryhën hetimet nuk kisha dashtë mu prononcu”, tha prokurorja Gashi për Express.

Avokati i të dyshuarit, Asdren Mekaj, gjithashtu u shpreh i rezervuar në dhënien e informacioneve duke theksuar se rasti është në fazën fillestare.

Por i njëjti thekson se rasti është tragjik nga i cili janë tronditur gjithë qytetarët.

“E para, më lejoni të them se rasti tragjik që ka tronditë secilin qytetar jo vetëm në qytetin e Pejës, por kudo ku jetojnë shqiptar, natyrisht se është i rëndë edhe për mua si profesionist që duhet të përmbush detyrën në përputhje me ligjin dhe kodin e etikës për avokat. Meqë jemi në fazën fillestare ku organet e hetuesisë akoma nuk kanë kryer punën e tyre, unë do përmbahem nga diskutimi i mëtejmë i çështjes, deri në një fazë tjetër”, tha Mekaj.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Urim Hysenit nën dyshimet për vrasjen e nënës së tij.

Gjykata ka informuar se i dyshuari posedon edhe leje qëndrim të Gjermanisë dhe kjo është marrë si rrethanë për caktimin e paraburgimit, meqenëse i njëjti mund të arratiset.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit