Autoritetet në SHBA u alarmuan kur një fëmijë i vogël hyri në mjediset e Shtëpisë së Bardhë të martën duke thyer gardhin metalik në anën veriore.
“Divizioni i uniformave të Shërbimit Sekret sot hasi një vizitor të ri ‘të çuditshëm’ përgjatë gardhit verior të Shtëpisë së Bardhë, i cili hyri për pak kohë në mjediset e Shtëpisë së Bardhë. Sistemet e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë aktivizuan menjëherë oficerët e Shërbimit Sekret dhe vogëlushi u lirua te prindërit e tij”, tha për The Hill shefi i komunikimit të Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi.
Dëshmitarët vunë re një shqetësim dhe disa e panë fëmijën duke u larguar nga Shërbimi Sekret.
Qasja në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë ishte e kufizuar gjatë trazirave. Presidenti Biden ishte brenda Shtëpisë së Bardhë në momentin që djali ka thyer perimetrin.
Gardhi i Shtëpisë së Bardhë është rreth 4 metra i lartë, pasi kohët e fundit është dyfishuar në lartësi.
Shihni fotot