Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj hapi pasditen e sotme fushatën në Tiranë për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Fushata u hap në pallatin e sportit. Në listë për të folur ishin zgjedhur nëntë emra, mes tyre Gentian Muça, Gjergj Hani, Mateo Spaho, Enriketa Papa, kryesuesja e listës së këshillit bashkiak të PD, Enkelejd Alibeaj dhe në fund Roland Bejko, kandidati për Bashkinë e Tiranës. Të pranishëm ishin një numër i vogël njerëzish.