-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha për kandidatin e PS në Patos: U emërua me valixhe me euro

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë takimi të zhvilluar me demokratët e Patosit ku prezantoi kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sofije Alushaj ka komentuar edhe kandidatin e Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se e shoqja e kandidatit të PS-së për Patosin është arratisur në Londër, pasi rezulton të jetë e shpallur në kërkim për vjedhjet në Hipotekën e Sarandës.

Fationi u emërua me valixhe me euro. E shoqja e Fationit është në arrati në Londër. Mos e pranoni në asnjë mënyrë në fushatë pa sjëllë të shoqen. Këta kanë humbur çdo cipë, s’kanë respekt për qytetarët.

E shoqja është në kërkim, pasi ka bërë batërdi në Hipotekën e Sarandës. Po sille njëherë të shoqen para ligjit ti dhe pastaj hajde kandido.

A ka fyerje më të madhe për qytetarin sesa të sjellësh një kandidat që ka të shoqen me mandate arresti? Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, vetëm aty ku krimi ka gjithçka në dorë. Unë kam besim në ndershmërinë e qytetarëvëe të Patosit.

Nuk mund t’ja çelin kurrë derën atij. Edhe ky në Londër ishte, nga Londra ka ardhur këtu. Nuk ka ngel gjë tjetër vetëm se t’i nxjerrim nga burgu dhe t’i sjellim të kandidojnë për kryebashkiakë. Ndryshimet do të jenë shumë të mëdha.

Ne jemi parti e mbështetjes së qytetarëve. Në vitet kur qeverisëm, investime të pamohueshme u bënë në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit