Në orët e para të mëngjesit të sotëm Stiven Toshkësi, 20 vjeç ka mbetur i vdekur pas një sherri me thika në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet, e njohur edhe si “Selvia”
Mësohet se shtetasit, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, kanë goditur me thikë shtetasin Stiven Toshkësi, 20 vjeç, i cili për fat të keq nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Deri më tani policia ka arritur të arrestojë njërin nga autorët, shtetasin, Ensi Maze.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Ensi Maze 18 vjeç, dhe Axel Hoxhaj 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin Stiven Toshkësi 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion shtesë
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi Ensi Maze.