-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet babai i 28-vjeçares të dhunuar nga i dashuri: Kam fotografi, e ka masakruar!

Kryesoret

Në Tiranë, gjykata mbajti në arrest me burg 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i dyshuar për dhunë në familje dhe heqje e paligjshme e lirisë ndaj bashkëjetueses së tij.

Vajza e dhunuar sapo i ka shpëtuar izolimit prej bashkëjetuesit të saj dhe tani po mjekon në Spitalin e Traumës në Tiranë plagët e shumta që ka në gjithë trupin, disa nga të cilat mbizotërojnë në fytyrë, siç është një çarje e qepur në ballë.

Agroni, babai i vajzës kërkon drejtësi dhe uron që dhunën ndaj vajzës së tij të mos provojë kurrë asnjë vajzë tjetër. Ai tregoi se Gleardi ka qenë vazhdimisht i dhunshëm dhe ndaj e largoi nga shtëpia e Gjermanisë pas dhunës, që ai nisi ndaj vajzës.

“I dha shenjat ai qysh atje. Unë i kam edhe fotografitë që ai e ka dhunuar. Vajza ime kur e pyesja: Pse nuk ke shkuar në punë”, ajo mbulonte kokën dhe thoshte: Jam pushim sot. Ai e kishte copë e kishte masakruar. Edhe prapë vajza ime i dha një shans pas disa muajsh dhe vendosi të bashkëjetojë këtu”, tha babai i Almës për Zërin e Amerikës.

Avokati i familjes, Enea Cenko, thotë se rasti ka nevojë për shumë kujdes në cilësimin e veprave penale.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me tortura, me rrëmbim, me vrasje në tentativë. Kemi një sërë rrethana dhe vepra penale, si dhe përdorim me dhunë i lëndëve narkotike. Kam besim se drejtësia do të hedhë hapat e duhur në shqyrtimin e kësaj çështje, që i shtohet ngjarje të dhunshme ndaj vajzave”, thotë avokati Cenko.

Avokati thotë se ka ndjekur edhe herë të tjera çështje dhune brenda familjes, por format dhe pasojat që shfaqen në këtë rast janë të një niveli të lartë dhe avokatët rrallë e ndeshin në procese të tilla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit