-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata Kushtetuese vendos për Bordin e Karburanteve

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike, duke shfuqizuar një nen, sipas së cilit Bordi i Karburanteve nuk mund të shkrijë vetveten.

Në vendimin e marrë ditën e sotme  “Kushtetuesja” ka shfuqizuar nenin 21/10, pika 2 ku thuhet se “Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit”.

Kjo do të thotë, se Bordi nuk duhet të shkrihet me vendim të vet. Ai vijon të ekzistojë dhe të përcaktojë çmimet e Karburanteve, por tani më nuk do të jetë në tagrin e vet për të marrë vendimin për t’u shkrirë ose jo. Por kjo do të përcaktohet me vendim të Këshillit të ministrave.

“Gjykata Kushtetuese VENDOSI:

  1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
  2. Shfuqizimin e nenit 21/10, pika 2, fjalia e dytë, të ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”. Si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.“, njofton Gjykata Kushtetuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit