Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, janë dy personat që vranë me thikë Stiven Toshkësin, i cili ndërroi jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet, pas një konflikti që nisi për motive të dobëta.
Policia ka mundur të arrestojë deri më tani vetëm Mazen, ndërsa Hoxhaj është ende në kërkim.
“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M“, njofton policia.