-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizja e fundit e Berishës: Të hiqet logoja e PD-së nga fleta e votimit

Kryesoret

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës kërkojnë që në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 Majit të mos jetë logoja e asnjë partie në krah në emrit të kandidatit.

Kërkesa për logon është për të gjitha partitë vjen pas heqjes së emrit të udhëheqësit të këtij koalicioni dhe është depozituar në KAS, pasi Ilirjan Celibashi nuk e mori në konsideratë.

Së pari jemi përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor, ku qytetarët shqiptar do të zgjedhin kryetarin e tyre të bashkisë respektive dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike.

Së dyti, nuk jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme ku kandidatët identifikohen kryesisht me partinë apo koalicionin që i ka propozuar me listë shumëemërore.

Së treti, praktika e KQZ për zgjedhjet e kaluara për fletën e votimit për kandidatët për kryetar bashkie ka qenë e tillë që nuk ka pasur logo partie apo koalicioni”.

Me kërkesën për heqjen e logove të partive nga fleta e votimit qëllimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Berisha-Meta është që të eliminojë logon e PD-së zyrtare nga fleta në 14 Maj në mënyrë që drejt kandidatëve të Enkelejd Alibeajt të shkojnë sa më pak vota.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit