-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mega operacion i INTERPOL/ 15 mijë arrestime, sekuestrohen drogë me vlerë 5 mld dollarë dhe mbi 8 mijë armë!

Kryesoret

Policia në Amerikën Latine ka sekuestruar kokainë dhe droga të tjera me vlerë 5 miliardë dollarë në një operacion që zgjati tre javë dhe përfshin 15 vende. Në kuadër të operacionit “Trigger IX” u konfiskuan më shumë se 8,000 armë zjarri ilegale dhe kryen pothuajse 15,000 arrestime.

Forcat e policisë nga Meksika në veri deri në Argjentinë në jug shkëmbyen informacion në operacionin, i cili u koordinua nga Interpoli. Interpoli tha se arrestimet ndikuan në shkatërrimin bandave të fuqishme.

Më konkretisht, në terren, veprimet e koordinuara çuan në përçarjen e 20 grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë arrestimin e anëtarëve të Primeiro Comando da Capital, Mara Salvatrucha dhe Kartelit Ballkanik, të gjithë të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit.

Banda u shfaq fillimisht në Brazil, por është zgjeruar për të vepruar ndërkombëtarisht dhe është e lidhur me vrasjen e një prokurori paraguaian kur ai ishte në muajin e mjaltit në Kolumbi.

Kjo ngjarje u zbardh pasi autoritetet kishin gjithashtu akses të menjëhershëm në Rrjetin e Informacionit Balistik të INTERPOL (IBIN), duke u mundësuar zyrtarëve të zbatimit të ligjit të krahasonin imazhet e gjurmëve të gishtërinjve balistikë nga gëzhoja dhe predha të shkrepura për të vendosur lidhje midis krimeve në mbarë botën.

Gjurmimi i historisë dhe pronësisë së armëve të zjarrit të gjetura ka ofruar pista të rëndësishme hetimore. Çdo armë zjarri është unike dhe mund të identifikohet nga numri i serisë, marka, modeli dhe kalibri, si dhe nga ‘gjurma e gishtit’.

Operacioni, ku bashkëpunuan 15 vende, identifikoi gjithashtu një sërë krimesh të tjera si korrupsioni, mashtrimi, trafikimi i qenieve njerëzore, krimi mjedisor dhe aktivitetet terroriste.

Vendet pjesëmarrëse : Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Honduras, Meksikë, Panama, Paraguaj, Peru, Uruguai.

Operacioni Trigger IX u financua nga Bashkimi Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit