Milani e ka arritur të kalojë në fazën tjetër duke eliminuar Napolin nga Champions League.
Ndeshja përfundoi me barazim 1-1 por ndeshja e fituar në San Siro i dhuroi Milanit biletën për më tej.
Rossonerët e patën rastin për të kaluar në epërsi në minutën e 22-të, por Olivier Giroud dështoi ta mposhte portierin e napolitanëve nga pika e bardhë.
Mirëpo, sulmuesi francez e përmirësoi gabimin e tij, kur realizoi në minutën e 43-të nga një asistim i Ralafel Leaos.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Napolin, kur Khvicha Kvaratskhelia gjuajti në minuan e 46-të, por ishte i pasaktë.
Vendasit shkuan me të gjitha forcat në sulm, por që u mungonte konkretizimi i rasteve.
Ishte minua e 74-të e takimit, kur Amir Rrahmani ishte afër të shënonte me kokë, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.
Napoli fitoi një penallti në minutën e 81-të, por nga pika e bardhë dështoi Kvaraskelhia, duke qenë edhe fytyra më tragjike e takimit.
Vendasit ia dolën që të shënonin nëpërmjet Victor Osimhen në minutën e 90+3-të, por që nuk ishte i mjaftueshëm, pasi takimi u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në të mirë të Milanit
Kështu, Milani në rrethin e ardhshëm e pret fituesin e duelit mes Interit dhe Benfikës.