Parlamenti Europian sot do të japë dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Para seancës, eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, ka thënë se sot është një ditë e gëzuar për Kosovën, derisa ka kritikuar BE-në për vonesën në këtë proces.
“Sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Pas vitesh bllokadë në Këshill, Parlamenti Europian më në fund do të miratojë sot liberalizimin e vizave për vendin më të ri në Europë. Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është i vonuar”, ka thënë ai.
Waitz, i cili vjen nga Të Gjelbërit dhe mori mandatin pas dotëheqjes së Ulrike Lunacek, bashkë me të , kanë luftuar që ky hap të ndërmerret përfundimisht.