Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka njihet për komentet e tij epike në rrjetet sociale, shpesh herë edhe në profilin e kryeministrit Edi Rama. Nuk mund të mungonte një komenti i tij dhe tek postimi i Ramës, ku njoftonte se ishte shumë mirë me shëndet pas operacionit për heqjen e apendicitit, falenderonte mjekët dhe bënte me dije se do të rikthehej shumë shpejt. “Futi 2-3 javë pushim!”, shkruan Noka duke e shoqëruar me një emoji në mendime.