Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vazhdon të jetë i bindur se Lionel Messi do të kthehet në klub, pasi u larguar për në Paris Saint-Germain në verën e vitit 2021.
Kontrata e yllit argjentinas me parisienët skadon në verën e këtij viti, teksa ai ende nuk ka pranuar që të nënshkruajë rinovimin.
Trajneri i Barcelonës, Xavi tha në fillim të këtij viti se “dyert janë të hapura” që Messi të kthehet dhe zbuloi se ata janë në “kontakt të vazhdueshëm” me njëri-tjetrin.
“Carrusel Deportivo” së fundmi ka publikuar një video të Laportas me disa tifozë të klubit, ku mes tjerash ai pyetet se a do të rikthehet shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”.
Përgjigja e të parit të klubit katalunas ishte e shkurtër dhe e qartë: “Po”.
Kjo video u xhirua të dielën, me Laportan që ishte i pranishëm në “Coliseum Alfonso Perez” për të ndjekur ndeshjen e Barcelonës ndaj Getafes, që u mbyll baras dhe pa gola.
Së fundmi edhe vetë 35-vjeçari u deklarua rreth të ardhmes së tij, për të cilën tha se ende nuk e di se çfarë do të bëjë.
‼️ ¿Y Negreira?
-Ahora, ahora verás.🇦🇷 Messi, ¿al Barça?
-Sí.💭 ¿Tranquilo para mañana?
-Y tanto.👔 Las palabras del presidente del @FCBarcelona, @JoanLaportaFCB, antes de la rueda de prensa por el ‘Caso Negreira’ destapado por @la_ser pic.twitter.com/XllzzdqGV9
— Carrusel Deportivo (@carrusel) April 16, 2023