-sidi education-spot_img
19.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiç, selia e BE-së konfirmon datën

Kryesoret

Pas takimi të zhvilluar në Ohër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të ri takohen më 2 maj.

Lajmin për takimin e dy krerëve të shteteve fqinje e ka konfirmuar selia e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në prag të këtij takimi, sikundër u konfirmua nga selia e BE-së, është formuar “Komiteti i Përbashkët Monitorues” për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë komitet do të kryesojë Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog. Kosovën në këtë komitet do ta përfaqësojë ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë, kryenegociatori i këtij vendi, Petar Petkoviç.

Themelimi i këtij trupi është bërë 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë që u mbajt në Ohër ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku në planin e zbatimit parashihet ky afat kohor.

Sipas fjalëve të zëdhënësit të BE-së Peter Stano, termat e “Referencës” pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, i cili do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit