-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli nga spitali! Rama: Po vazhdoj rikuperimin, do të kthehem shpejt

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas operacionit për heqjen e apendesitit dhe daljes nga spitali paraditen e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se pas daljes nga spitali po vazhdon rikuperimin në shtëpi për t’u rikthyer në fushatë në ditët në vazhdim.

Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju dua shumë, Edi” shkruan ai.

Edi Rama u operua në orët e para të ditës së djeshme dhe qëndroi për 24 orë në QSUT.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit