Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj pas takimit me shefen e misionit të OSBE-së në Shqipëri për monitoruar zgjedhjet deklaroi se iu ankua për Sali Berishën që i ka kërcënuar kandidatët dhe pushtetin për tenderat dhe përdorimin e fondeve shtetërore.
“I bëra të qartë që çështja e mos figurimit në fletën e votimit të kryetarëve apo koalicioneve që garojnë, besoj se e kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. E saktësova qartësisht se kush janë subjektet dhe keqpërdorimin që bëhet në media.
Ia bëra të qartë situatën tonë, të PD-së, arsyen se përse ka ndodhur, presionin që ndodh ndaj PD-së, përdorimin në mënyrë të pa drejtë të mediave dhe financimit të partisë. Kandidatët që janë tërhequr kanë pasur presion.
Është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe ajo pjesë që pretendonte që të ishte PD-ja. Ka një vit e ca që kjo parti është në presion, shantazh, sulm, baltosje. Sali Berisha së paku në aspektin ligjor nuk i përfaqëson demokratët” tha ai.