Ditën e sotme Lezha është tronditu nga ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj (Marku) 51 vjeç.
Nikulaj ka disa hotele në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun dhe se është një emër i njohur në zonë. Ardian Nikulaj po ashtu rezulton se në 2021 ka qenë kandidat për deputet në radhët e PSD.
Ai ka qenë kandidati numër 1 në listën e Partisë Social Demokrate ku ka marrë 97 vota. Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe.
Ndërkohë sipas një postimi të ish-kryeminstrit Sali Berisha më 2017 i ndjeri rezulton të ketë pasur edhe postin e drejtorit e Aluiznit ne Lezhe.
Postimi i Berishës më 2017:
Ne regjimin e banditokracise kriminelet dhe vrasesit jane ne krye te listes!
Qytetari dixhital denoncon drejtorin e Aluiznit ne Lezhe, Ardjan Nik Ulaj si:
-Person me dosje te hapur per vrasje
-Person i denuar ne Itali per shitje te lendeve narkotike
-Person i denuar me vendim gjykate per armembajtje pa leje.
-Person qe ka ndryshuar emrin nga Ardjan Nik Ulaj ne Ardjan Marku!
I bej thirrje prokurorise se shtetit te verifikoje me pergjegjesi te larte informacionin e qytetarit dixhital dhe vertetesin e tij. sb