-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Financimet e partive? Celibashi: E di që nuk janë të shenjtë

Kryesoret

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi e pranoi sot se nuk kanë kapacitetet për të kontrolluar çdo qindarkë që do të përdorin partitë në fushatë.

Ai ishte mjaft i qartë kur tha se nuk e kemi iluzionin që kemi të bëjmë me ‘shenjtë’ kur vjen puna për paratë, referuar partive politike.

Mendoj që do të jetë diçka ndryshe nga herët e tjera dhe duhet ta them që tej gjithë retorikës politike, duket që ka një lloj kujdesi për t’i respektuar këto rregulla për financimin e partive politike dhe transparencës për burimin e fondeve të fushatës.

Por as unë dhe as ju nuk e kemi iluzionin që kemi të bëjmë me ‘shenjtë’ kur vjen puna për paratë që duan të marrin dhe kërkojnë partitë politike. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri por kudo në botë.

Ne si institucion mund të bëjmë më shumë për t’i bërë të përmbajtura që të mos demonstrojnë në mënyrë arrogante fuqinë e tyre për të shpenzuar para pa limit në fushatën zgjedhore” tha Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit