-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furnizonte lokalet e natës me drogë, arrestohet i riu në Vlorë/ Emri

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar Viljano Rukën 20 vjeç pasi u kap duke shitur kokainë e kanabis në lokalet e natës në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Fokus 5”, sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në 350 doza, të gatshme për shitje.

Shiste doza të drogave të forta dhe të kanabisit, në lokalet e natës, në zonën bregdetare, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Procedohen penalisht 3 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, pasi u kapën me doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga 20-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, si rezultat i  kontrolleve të vazhdueshme në ambientet e lokaleve të natës dhe në zonën përreth tyre, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që mund të kryhen në këto ambiente, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 5”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi V. R., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin e 20-vjeçarit, në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën 350 doza të dyshuara të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Dozat dyshohet se do të shiteshin nga shtetasi V. R., në lokale nate, në Vlorë.

Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M., 31 vjeç, A. K., 25 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe për shtetasen Ch. R., 26 vjeçe banuese në Itali, pasi gjatë kontrolleve fizike, këtyre shtetasve iu gjetën doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga shtetasi V. R.

Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit