-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet Lezha! Biznesi, politika apo hasmi, kush e vrau kandidatin?

Kryesoret

Përgjaket fushata e zgjedhjeve të 14 Majit. Dje në mesditë u ekzekutua me armë zjarri brenda lokalit të tij në Shëngjin, Ardian Nikulaj 50-vjeç.

Ishte ora rreth 13:30 minuta kur dy persona me skafandër në kokë dhe motor afrohen pranë lokalit “Coral” në pronësi të biznesmenit, baba i katër fëmijëve.

Manovra, si u arratisën killerat që vranë biznesmenin?

Njëri prej killerave i afrohet dhe e qëllon disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend pavarësisht tentativës së personave që ndodheshin aty për t’i ardhur në ndihmë.

Momenti i vrasjes

Autorët largohen pa shumë bujë, të qetë, të ndihmuar edhe nga veshja me jelekë foshforeshentë për të shmangur dyshimet policia. Policia njoftohet dhe rrethon zonën, por autorët tashmë ishin arratisur pa gjurmë.

Kush është viktima?

Ardian Nikulaj 50-vjeç është një emër i njohur në Shëngjin, Lezhë dhe përreth. Ai ka disa biznese, ndërtim, lokale dhe restorante në zonën e portit në Shëngjin dhe jo vetëm.

Dy herë kandidat. Kryetar i PSD-së së drejtuar nga Tom Doshi. Si drejtues i degës në Lezhë kandidoi për deputet në 2021 por nuk fitoi. Në zgjedhjet e 14 Majit ishte regjistruar kandidat për këshillin bashkiak.

E shkuara

Në vitin 2003, Nikulaj rezulton i dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa në 2006-ën është dënuar me gjobë për kontrabandë dhe falsifikim. Një pjesë të jetës e ka kaluar në Itali ku ka qenë emigrant.

Pistë konkrete në tryezën e grupit hetimor ende nuk ka. Dyshimet janë mes biznesit, por nuk përjashtohet politika duke qenë se ishte eksponent me influencë në Lezhë, por edhe një hasmëri e vjetër.

Denoncimet
Ardian Nikulaj ka mbajtur disa funksione në administratën lokale në Lezhë, mes tyre drejtor i ALUIZNI-t, madje i denoncuar nga Sali Berisha në 2017 (lexo këtu).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit