Pasditen e djeshme një 6-vjeçare u përplas nga autobusi që transportonte nxënës në Shënkoll të Lezhës. Gjendja shëndetësore e vajzës 6-vjeçare vazhdon të jetë e rëndë.
Ajo po mbahet në vëzhgim nga mjekët të cilët e kanë futur në terapi intensive pasi kishte marrë fraktura të shumta në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Ndërsa policia ka arrestuar shoferin e autobusit 56-vjeçarin Petrit Frroku dhe atij i është ngritur akuza “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në cilësinë e provës materiale u bllokuar autobusi.