-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha sulmon ish-zv/ kryeministrin e tij: Ilir Rusmali, mercenar i Ramës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes zëdhënëses për shtyp, Floriana Garo ka sulmuar katër anëtarë të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ për votën kundër kërkesës së PL-së që drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” të ishte Sali Berisha.

Mes katër anëtarëve është Ilir Rusmali, ish-ministër i Drejtësisë dhe zv/ kryeministër i qeverisë Berisha, që tani e cilëson mercenar të Edi Ramës.

“Ilir Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele dhe Ledio Braho, katër mercenarë në oborrin e Ramës me qëllim trembjen e opozitës, kanë marrë një vendim në emër të KAS, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, që turpëron edhe letrën ku është hedhur.

Ata provuan se ata janë vrasës të parimeve themelore të zgjedhjeve të lira. Ata i janë kthyer me një “Jo” absurde, kërkesës legjitime dhe sovrane të n/Kryetarit të Partisë së Lirisë, z. Endrit Braimllari, në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që drejtues i koalicionit të ishte z. Sali Berisha.

Me urdhër të Edi Ramës, në dhunim të parimeve më themelore kushtetuese e demokratike, u heqin partive opozitare të drejtën për ta zgjedhur. Sipas tyre, atë duhet t’ua caktojë padroni i tyre, Edi Rama” tha ajo.

Inat i vjetër? Ironia therëse e Rusmailit për Berishën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit