-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inat i vjetër? Ironia therëse e Rusmailit për Berishën

Kryesoret

Mbledhja e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve është përfshirë nga debati pasditen e sotme pasi Partia e Lirisë kërkoi që në fletën e votimit të vendosej emri i Sali Berishës në krah të emrit të koalicionit.

Ilir Rusmali, ish-ministër dhe zv/ kryeministër i Sali Berishës e ironizoi liderin historik të demokratëve për faktin që Ilir Meta kërkoi që në fletën e votimit të vendosej emri i aleatit të tij.

Ne duhet të jemi të qartë për raportin juridik. Faktin që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha kjo është publike. Nuk themi gjë.

Ne u trembëm se thamë mos Berisha, është bërë mbledhje e forumeve të PL-së dhe është shkarkuar Meta dhe është emëruar Berisha në krye të PL-së. Këtë e eliminojmë se raport juridik mes Berishës dhe PL-së nuk ka. U trembëm” tha ai me ironi.

Përfaqësuesi i PL-së, Altin Kaziaj nuk e kurseu përgjigjen. “Do të keni pasur ndonjë traumë në raportin me zotin Berisha. Prandaj po i bëni këto pyetje tendencioze” tha ai.

Prapaktheu! Meta: Në fletën e votimit koalicioni do të ketë emrin e Berishës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit