Policia e Korçës ka arrestuar një 41-vjeçarin Kristo Çollaku, i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Arrestimi i tij është kryer nga Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’ në qendër të Bilishtit ndërsa është dërguar drejt Elbasanit për veprimet e mëtejshme të cilat u kryen nga komisariati i policisë së Elbasanit.